Tuesday, March 27, 2007

Melodi e vjeter

Photobucket

Muzgu kishte filluar te binte.Qielli kishte marre nje ngjyre te çudishme dhe paksa te frikshme nga shiu i saporene dhe mbase dhe nga dielli i fshehur qe duhej te ishte duke perenduar duke u perlyer ne nje te kuqe te flakte qe reflektonte merzitshem ne xhamat e dhomes.
Ne dhome mbreteronte nje ere myshku dhe amberi nga qirinjte aromatizante.Copeza letrash te zhubrosura dhe te grisura te hedhura kuturu kishin mbushur dhomen.
Greta vazhdonte te shkruante..I shkruante "Atij"..
Befas e kapi nje buzagaz maraz.Si kishte mundesi valle qe ende e shkruante "Ai" me germa te medha sikur kushedi se çfare te ishte ai njeri...
E pat njohur fare rastesisht ne nje takim pune me disa koleget e saj.I kishte pelqyer lirshmeria, elasticiteti ne sjellje, empatia ne veprime dhe te folur , spontaniteti i tij.Siç duket edhe pala perballe kishte pasur te njejtin elektrik ndaj dhe pas nje fare periudhe te shkurter kohe kishin filluar te dilnin.
Lidhja e tyre qe e vrullshme, energjike , e plote dhe pasionante.Kishin nje ndjesi te perkryer ndaj njeri tjetrit , fale kjo ndoshta dhe prej kimise se shkelqyer qe ishte ndertuar ndermjet tyre.
Per Greten , kjo ishte e mahnitshme , nuk qe ndjere keshtu me pare , nuk e kishte ndjere nevojen e dashurise, perkujdesjeve,ndarjes se çdo momenti, perkitjes dhe perkushtimit ndaj dikujt tjeter.Kishte qene perhere indiferente ndaj perdellimeve dhe ndjenjave te perenduara , por kjo nuk ishte keshtu ishte diçka tjeter , ishte diçka qe nuk kishte nevoje te udhehiqej apo te kufizohej , te ushqehej apo te ndalohej me kujdes dhe strategji , ishte diçka qe e therriste dhe e merrte te teren me vete.
Duke ndjere kesisoj , Greta qe leshuar shkujdesshem ne dallget e kesaj rastesie te çuditshme.
Çdo gje qe e bukur dhe e veçante ne fillim dhe do te kishte vazhduar keshtu sikur sjellja e tij te mos kishte ndryshuar.
Papritmas kishte filluar te kthehej ne nje person me rregulla strikte dhe te pacenueshme , pelqime shume egocentrike dhe zgjedhje shume serioze.Befas empatia dhe mirekuptimi i Gretes , pershtatshmeria pa kushte e saj ne lidhje kishte filluar te behej barre per te , nje gje e bezdisshme dhe aspak e volitshme ne rrjedhen e jetes se tij mrekullisht te programuar dhe te perpikte.
Greta kishte humbur shkelqimin e saj , me sa i jepte ai te kuptonte , sepse kishte vazhduar te qendronte e shpenguar dhe e gatshme per te ofruar durimin , perkushtimin , ngrohtesine te pallogaritur holle te saj.Kete ai ja kishte shprehur me disa sjellje dhe reagime te lodhura dhe te sforcuara .
Si fillim perballja me kete gje kishte qene shume e rende, e ftohte dhe e dhimbshme.Kjo i kishte shkaktuar ndot ndaj vetes dhe atij. Zgjati shume dhe i shkaktoi asaj nje perjetim te sterzgjatur kotesie dhe inertesie torturuese.
Me pas Greta filloi te ndjente nje zbrazje totale te tere ndjesive te saj..Kjo ishte si nje kunderpergjigje ndaj ndotjes dhe bezdise qe ndjente ndaj vetes dhe ndjenjave te saj.Kishte arritur perseri ne piken e referimit plus nje mesimi te mire sa edhe te rende qe kishte marre nga historia qe sapo kishte hedhur prapa kraheve.
Ishte shkeputur prej tij duke e lene dhe ate fort te habitur me vendosmerine e saj per ti dhene fund kesaj lidhjeje qe aq shume qe munduar per ta mbajtur te gjalle dhe te fresket.Nuk i kishte dhene asnje shpjegim.
Por kete mbremje , çuditerisht ndjeu nje deshire te ethshme per ti shkruar dy rrjeshta.Kjo nuk ishte nje sipermarrje per ti bere atij shpjegime per ndarjen e befte te tyre , nuk ishte as edhe nje leter hakmarrjeje , apo shfryrjeje , ishte nje leter mjaft e thjeshte ne fakt .Mbase nuk ishte fare nje leter .
Mbase qe veçse nje copez mendimi apor diçka qe donte ti shprehte vetes se saj me shume se askujt tjeter.Ishte mbase veç nje meditim.
Rrjeta e nderlikuar e mendimeve te saj u perkund lehte nga zeri i ngjirur i Billy Holliday teksa kendonte "Solitude"..Ju duk sikur degjoi nje ze te mekur , te larget dhe te vjeter , nje ze qe e kishte shtypur brenda vetes per shume kohe ..
Pastaj qeshi hidhur sepse e kuptoi ç'ishte ky ze.Ishte ajo qe kishte filluar ti shmangej mbase me vetedije , mbase pa vetedije , por perhere me nje vendosmeri te palekundur.
-Dashuria ,- mendoi .
-Kjo melodi e vjeter dhe tashme e harruar...E predispozuar per tu vendosur ne bodrumin e zgjedhjeve te saj te ardhshme....


Eni Turkeshi

9 comments:

Anonymous said...

a sikur te gjitha fundet e dashurise te ishin keshtu ! Shkruan rrjedhshem Eni, tregimet e tua lexohen me kenaqesi.

edrus said...

Provo te nderrosh melodi......shiko per dicka me ritmike;)

eni said...

tena: falemderit:)
edrus: se ke keq ti po ç'ti bej lulkes tha:)

Majla said...

Rezultati me i mire merret pas reflektimit!Ndoshta ky vetpohim i Gretes paralajmeron diçka me melodike, si thua?

ELAIS said...

Eni me pelqeu ideja e tregimit por mendoj se ka nevoje per pak perpunim.
aromatizante= aromatike (eremire)
buzagaz maraz= buzagaz marazi
Nese po i shkruante atij ndoshta duhet te ishte ne veten e dyte dmth
po shkruante per "Të" dhe pastaj reflektonte qe "Ti, Ty apo Të" e shkruante me te madhe.
te njejtin elektrik= te njejtin elektrizim.
Kimise qe ishte krijuar ndermjet tyre (jo ndertuar).

Shpresoj te mos i marresh per keq sugjerimet e mia.

eni said...

Majla: le te shpresojme:)
Elais: s'ka gje lal.por une e di se aromatizante perdoret dhe ne shqip.Ndersa sa i perket letres , ne fakt nuk eshte se po i shkruhej atij ,si dhe nu po flitej per veten e dyte , dhe perderisa une po tregoja isha e detyruar te flisja per djalin si veta e trete sepse nuk qe Greta ajo qe po tregonte por une:)

ELAIS said...

Jo aromatizante eshte tepke italisht.

Anonymous said...

Me pelqeu shume poezia. Ishte me te vertete e mrekullueshe. Nderkohe,kam vene re qe po hapet nje faqe tjeter ne intenet ku mund te blihen libra me poezi http://www.librashitesi.com

eni said...

falemderit fatjo.

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator