Thursday, June 21, 2007

Albrecht Dürer dhe "Melankolia"

Albrecht Dürer , nje nga artistet me te medhenj te Gjermanise dhe ne mbare boten ; shume i njohur sidomos per gdhendjet e tij fantastike ne baker dhe dru lindi ne Nüremberg ne vitin 1471 ne nje familje argjendaresh.Vdiq ne vitin 1528. Si fillim punoi ne punishten e te jatit , pune e cila do ta ndihmonte ne veprat e tij te ardhshme.Talenti i tij ne pikture spikatet qe ne moshe te hershme , duke theksuar ketu faktin se ne moshen 13 vjeçare ai pikturoi per here te pare autoportretin e tij duke u pare nga pasqyra.Ne moshen 15 vjeçare ai vazhdoi studimet per pikture dhe gdhendje ne dru prane mesuesit shume te njohur ne ate kohe : Michael Wolgemut, studime te cilat perfunduan ne vitin 1489 ,vit pas te cilit Dürer kaloi 4 vite udhetimi neper vende te ndryshme te Evropes , te cilat nuk dihen me hollesi.Ne kete kohe spikasin disa piktura te tij si portreti i te jemes dhe te te jatit , te bera me bojra vaji qe shprehin preferencen e tij per piktura te tilla.Pas kesaj kohe Dürer kaloi nje kohe te gjate ne qytete te rendesishme kulturore si Basel, Colmar ,Strasbourg ku punoi si ilustrues librash.Ne vitin 1494 ai martohet me Agnes Frey nje vajze e nje familjeje shume te njohur ne qytetin e tij.Nuk flitet shume per pasion midis çiftit sesa per pasionin per te shperndare artin.Thuhet se Agnes kishte aftesi te shkelqyera per tregtine e artit te te shoqit.Ne vjeshten e vitit 1494 ai niset per ne Venedik , udhetim ky qe thuhet se u shkaktua nga nje epidemi kolere ne qytetin e tij te lindjes , dhe qe do te ndikoje mjaft ne veprat e tij dhe mendimet e tij ne pergjithsi.Gjate kohes se qendrimit te tij ne Itali ai u interesua dhe rikrijoi mjaft vepra NU te piktoreve te ndryshem si Lorenzo di Credi etj.Por veçoria me e rendesishme qe se Dürer i shtoi diçka piktures se rilindjes ,perveç elementeve qe piktoret ilaliane kishin vene , elementet fetare ; spikatese keto per Nordiket .Kete e shohim dhe me mire te pasqyuar ne autoportretet e tij ku shpesh ai i ka dhene vetes se tij tipare te Jezu Krishtit.Madje kjo shpesh eshte bere shkak per tu fajesuar si blasfemi , por ne fakt kjo ishte vetem nje perpjekje e Dürerit per te sjelle elementet fetare.Ky qe rinovimi dhe veçantia qe Dürer i fali piktures rilindase Nordike.Ndryshe nga shume artiste te tjere te famshem qe vazhduan te qendronin ne Itali , ku mund te benin nje jete luksoze me ane te shitjes se punes se tyre artistike , Dürer preferoi te kthehej ne vendlindjen e tij ku vazhdoi punen si ilustrues shtypjesh mbi dur apo gravurave mbi baker , ku keto te fundit qene shume te preferuara nga klasa aristokrate. Po ashtu Dürer eshte nje nga piktoret e pakte qe ka autoportretizuar veten e tij.Por mund te themi se ishin gdhendjet dhe punimet ne baker apo metale te tjera ato qe e veçojne Dürer nga çdo artist tjete.Gjate viteve 1513-1514 ai perfundoi gdhendjet e tij qe njihen si "gdhendjet mjeshterore" ku perfshihen 3 pune te tij te rendesishme qe jane "Knight", "Death and the Devil , Jerome in his study" dhe shume e njohura "Melencolia I" per te cilen do flas sot.

Nga shume historiane arti "Melencolia I" shihet si nje nga veprat me enigmatike te ikonologjise.Shume komentime te ndryshme i jane bere kesaj vepre por asnjehere nuk eshte vertetuar 100% kuptimi i saj lene mbase qellimshem enigmatik nga vete Dürer.Por mendimet e kritikeve te artit bashkohen ne idene se kjo veper eshte nje permbledhje e pasur e simbolizimit piktoresk te alkimise.Nuk mund te thuhet se Dürer ishte shume i lidhur me alkimine por kjo e fundit qe nje element shume i rendesishem ne boten kulturore te asaj kohe.Po ashtu kjo veper eshte shume e lidhur me elementet gjeometrike te cilat ishin nje nga artet liberale te kohes dhe te cilen Düreri e shihte ti "paraqitja e brendshme teorike" qe e drejtonte mjeshtrin artist drejt artit te tij.Ne kohen e rilindjes çdo lloj baze filozofie dhe shkence pershkruhej me ane te gjeometrise kesisoj ky element gjendet dendur ne kete veper ku secili nga objektet perfshin ose ka nje shpjegim qe ka lidhje dhe shpjegohet me ane te gjeometrise ose alkimise.Katrori i famshem i ndodhur ne cep te vepres , i njohur si katrori magjik permban numra rendore shuma e te cilave eshte perhere e njejte ne çdo kend apo drejtim.Ne mes te katrorit ne nje rrjesht duket dhe data e vepres 1514!Numri romak I qe permban kjo veper mendohet se eshte perdorur nga autori i cili mendonte te sillte ne jete te gdhendura te 4-ra temperamentet !Sa keq qe nuk u realizuan:( Nese do ti kishte premtuar koha do te kishim mundesine te shihnim gdhendjet e temperamenteve te tjera qe ishin : flegmatiku,koleriku dhe sanguine ( e pergjakshme).Keto temperamente qene te ngushtelidhura me kater lengjet e trupit: temthi i zi , gelbaza, temthi i verdhe dhe gjaku) dhe po ta marrim nga pikepamja alkimiste jane dhe te lidhura me 4 ngjyra te jashtezakonshme qe paraqesin 4 fazat e alkimise : e zeza,e bardha, e verdha e limonit dhe e kuqja.Po ashtu kete mund ta lidhim me 4 elemente te tjera te rendesishme si : kater ererat,kater stinet,kater vaktet e dites dhe kater fazat e jetes.Melankolia , lengu i katert (temthi i zi) qe kesisoj e bashkangjitur me token,stinen e vjeshtes, vaktin e mbremjes dhe moshen rreth te 60-tave.Nese nje person kishte me shumice nje leng te tille ne trup , tek ai do te mbizoteronte pertacia,merzia,amulltia.Po ashtu nje lloj erresire ishte mjaft i dukshem ne kete veper per arsyen e lidhje se melankolise me mbremjen dhe erresiren , gje qe njekohesisht lidhej drejtperdrejt me çdo lloj arti krijues.Perpara evenimentit te Humanizmit , melankolia shihej si nje problem i tmerrshem , teksa per Dürerin nuk qe keshtu.Ai e shihte melankoline ne nje sens te ndryshem nga ai i mesuar ne shkollat Neo-Platonike te Firences.Sipas tij , melankolia qe nje dhurate hyjnore, e cila mund te ishte e rrezikshme por qe mund ta drejtonte nje njeri dhe drejt persosmerise.
ISHTE BALLANCA DELIKATE MIDIS ÇMENDURISE DHE GJENIALITETIT!!!
Sipas Dürer; melankolia vepron ne 3 faza mbi shpikesin/gjeniun qe ai ka paraqitur ne veper : "imagjinata" , "arsyetimi" dhe "mendja".Sipas shpjegimeve qe i behen vepres , gjeniu ne veper ka shume mendime dhe imagjinate mbi nje shpikje te re , gje qe pas nje fare kohe e sheh si te pamundur duke arsyetuar situaten dhe mundesite dhe kesisoj i/e pikelluar per mosarritjen e asaj qe do te beje heq dore nga kryerja e diçkaje tjeter qe mund te beje.

Shenim: Kjo eshte nje pershtatje e disa prej komentimeve qe i jane bere kesaj vepre kaq te veçante te njerit prej artisteve me te medhenj te te gjitha koherave!Njera nga fotot eshte vepra "Melencolia I" dhe tjetra nj nga autoportretet e tij.
Per me shume rreth artistit dhe verprave te tij mund te klikoni ketu :
en.wikipedia.org/wiki/Albrecht_Dürer
www.kunstunterricht.de/bildtafel/duerer
http://alchemylab.com/melancholia.htm
www.ibiblio.org/wm/paint/auth/durer/
photo source:en.wikipedia.org/wiki/Albrecht_Dürer










9 comments:

belle_fleur said...

Thanks dear for such an interesting info about Durer and his art.

eni said...

glad you liked it dear!

ELAIS said...

Informative si gjithmone :)

ps: Eni, ka dicka qe nuk shkon me ngjyren e shkrimit dhe madhesine e tij kombinuar me backgroundin e zi.

Germat ngjishen me njera tjetren dhe edhe pasi e kam lexuar tekstin me ngelen ne retine rjeshta te verdheme ne bakground te zi.
Nuk e di por besoj se po te provosh Arial apo Verdana (jo bold) do te duket me mire.

Hugs

eni said...

elais shpresoj me mire keshtu :)

ELAIS said...

Po:)
Faleminderit

Selfmaderadio said...

I love Dürer. Shume ndoshta do e njohin nje vizatim duarsh elegante qe shtrihen diku sikur kerkojne te arrijne dicka. Eshte ndoshta vizatimi me ibukur qe mund te jete bere ndonjehere per duart. E ka bere Dürer.

eni said...

selfi: do ta kerkoj ate veper...flm

nuvole said...

selfi, i know exactly what you're talking about. it's amazing.

thanks for the educational info eni!

eni said...

you're wellcomed dear:)

About Me

My photo
Albanian digital and analogue photographer with a huge love for alternative printing process and all other avantgarde mixed media techniques. All of the work in this blog (photos,writings) except the ones whose source is shown , belong to the blog author.Do not take them without permission.This work is under protection!

book covers from my photos

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/zero-3d-a5/paperback/product-18704303.html?showPreview=true &

This content requires Adobe Flash Player version 8.0.0 or greater. Get Flash

http://www.lulu.com/shop/arb-elo/xixa-t%C3%AB-zeza/paperback/product-20779928.html?mid=social_facebook_pubsharefb?showPreview=true

Behance Network Profile

eni turkeshi Portfolio
Follow Me on Pinterest

my vimeo video collage

Follow this blog with bloglovin

Follow Albtranslator

Stop plagiarism!

Page copy protected against web site content infringement by Copyscape

stumble upon

Stumble Upon Toolbar

What Photographers said about my work

http://www.flickr.com/groups/contrasted_gallery/discuss/72157625043221479/

Creative Common Licence

Proud Founder of Independentphotos Group!

Independentphotos. Get yours at bighugelabs.com/flickr

Proud Admin of Albanian Photographer's Group

Fotografe Shqiptare / Albanian photographers. Get yours at bighugelabs.com/flickr
Read the Printed Word!

travel brain

Travel Map
I've been to 121 cities in 17 countries
Eni is an explorer that:
does their own thing
is happy with a roof and running water
flirts with danger
Travel cred: great
I rank in the top...
0.1% most cities visited - Albania
0.2% most cities visited - Kosovo
0.4% most cities visited - Denmark

Search This Blog

Blog Archive

Followers

Counters for Albtranslator